Nesër protestë në Bujanoc kundër shtypjes e diskriminimit nga Beogradi
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka ftuar qytetarët për një protestë që do të mbahet nesër në Bujanoc.
Protesta është caktuar të fillojë në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit.
Në postimin e saj në Facebook, Sinani ka theksuar se ky aktivitet është një reagim ndaj shtypjes dhe diskriminimit që shqiptarët përjetojnë nga autoritetet e Beogradit.
Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës dhe shqiptarë të Luginës, ka mbetur vetëm pak orë deri në PROTESTË. Kjo është një protestë për drejtësi dhe barazi, kundër shtypjes dhe diskriminimit që na bëhet nga Beogradi. Të bashkohemi pa dallime, të ngrisim zërin tonë për IDENTITET dhe DINJITET. Të shprehim zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi nesër në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit,” ka shkruar ajo.
po ashtu thirrje për protestën e nesërme ka bërë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu
më posht mund ta lexoni thirrjen e Lutfiut:
Më 31 gusht 2023, realizuam aksion simbolik para shtëpive të shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë, sepse këto institucione shpërfillnin kuadro shqiptare ndërsa sjellnin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë.
Më datë 8 shtator 2023, realizuam aksion para stacionit policor në Bujanoc, sepse 2016-ta, është viti ku për herë të fundit u punësua një shqiptar në këtë institucion.
Më datë 16 tetor të vitit 2023, realizuam aksion para Gjykatës në Bujanoc, edhe në këtë institucion po shpërfillën kuadrot shqiptare e po sjellin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë.
E të hënën do ta realizojmë protestën e madhe për t’ia bërë të qartë Serbisë se nuk do të heshtim.