Nesër organizohet ekspozitë me punime të artistëve të Luginës së Preshevës tek “Penda e Rahovicës”
Kryetari i Këshillit Kombëtarë në Preshevë, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se nesër nga ora 18:00 do të mbahet ekspozitë te penda e Rahovicës, ku do të marrin pjesë 27 artistë nga Presheva.
Ndër tjera u bë e ditur se në këtë organizim do të shfaqet edhe një “Stand up comedy” nga Artan Ibishi dhe muzikë nga Nexhat Boriqi dhe Egzona Salihu.
Ndër tjera në këtë ekspozitë do të prezantohet edhe veshja tradicionale e Medvegjës dhe do të jetë e pranishme edhe Azize Emini, guaja që ka qëndisur këto veshje.
“Ju njoftojmë se nesër nga ora 18:00 tek penda e Rahovicës, në komunën e Preshevës, nën patronatin e Këshillit Kombëtar Shqiptar organizohet ekspozitë ku 27 artistë pjesmarrës nga Lugina e Preshevës do t’i paraqesin punimet e tyre (vizatime, pikturë, grafikë, art në guri, dizajn mode, dizajn enterier, arkitekturë).
Kuratorë të ekspozitës janë Shqipërim e Valmira Fejzullahu.
Po ashtu, do të shfaqet një “Stand up comedy” nga Artan Ibishi dhe muzikë nga Nexhat Boriqi dhe Egzona Salihu.
Po ashtu në ekspozitë do të prezantohet dhe veshja tradicinale e Medvegjës.
Ekskluzive është që në këtë organizim do të marrë pjesë dhe zonja Azize Emini e cila i ka qëndisur veshjet që do të prezantohen”, shkroi ai.