Magazina

Nga dita e nesërme ndryshohet ora

Të dielën rikthehet ora verore. Mëngjesin e 29 marsit, ora shkon 60 minuta para dhe kjo na bën që të zgjohemi një orë më herët.

Deri në 2021, kur vendet e Bashkimit Evropian të zgjedhin orën që mund të aplikojnë për vendin e tyre, ndërrimi i saj do të bëhet dy herë në vit.

Prej dekadash, vendet e Bashkimit Evropian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit. Krahas shteteve që e kanë përkrahur nismën e ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike, ka vende si Turqia e Rusia që kanë një orë vjetore.