Nesër hapet Tuneli i Llogarasë – shkurton rrugën me mbi 30 km drejt jugut të Shqipërisë
Më 24 maj 2025, hapet zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve Tuneli i Llogarasë, një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore në jug të Shqipërisë, që shkurton distancën drejt bregdetit me mbi 30 kilometra.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, përmes një videomesazhi në Facebook, ku theksoi se tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator të këtij viti.
“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shkroi Balluku.
Tuneli i Llogarasë pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun gjatë sezonit veror, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt drejt destinacioneve turistike si Dhërmiu, Himara dhe Saranda.