Të fundit

OVL-UÇPMB dhe përfaqësues politik bënë homazhe pranë vendit ku ishte lapidari i dëshmorëve të rënë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së me rastin e 7 vjetorit të heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të UÇMPB-së, vendosen kurora lule dhe bënë homazhe pran vendit ku ishte vendosur pllaka përkujtimore, raporton Ministrialajmeve.com

Me këtë rast kryetari i OVL së UÇPMB-së, Nazmi Hajredini të pranishmëve iu drejtua duke thënë se “Më 20 janar të këtij viti bëhen shtatë vite nga largimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB – së. Më saktësisht më 20 janar 2013 në mëngjesin e hershëm forca të shumta të xhandarnërisë serbe dhunshëm larguan Lapidarin e Dëshmorëve të UÇPMB – së i vendosur në qendrën e qytetit të Preshevës para Kuvendit Komunal në Preshevë.”

Ai shtoi se : Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së me seli në Preshevë e kujton këtë ngjarje makabër të pushtetit të Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Ai përsëriti kërkesën e OVL-së duke thënë se “edhe sot pas shtatë viteve kërkojmë me ngulmë që lapidari të kthehet në vendin e vetë.”

Më pastaj fjalën e mori babai i dëshmorit Artan Abazi nga Miratoca, Arif Abazi. Ai tha se kur është vendosur kjo pllakë përkujtimore numër i madh i popullatës ka qenë e pranishme ndërsa tani ku janë ata, më pas i drejtohet pushtetarëve të mëparshëm dhe të tanishëm duke ju thënë “ a po e mendojnë këta se kjo është dy herë vrasje për familjarët e dëshmorëve”, dhe në fund kërkoi që të ndërmerret diçka në lidhje me këtë.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, nënkryetari i Komunës së Preshevës, Armend Aliu, kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Adnan Salihu, kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu si dhe disa veteranë e familjarë të dëshmorëve.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme :