Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA nuk do ta mbështetesin FSK’në
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të ShBA’së dhe Departamenti i Shtetit kanë formësuar edhe një herë pozicionin e tyre në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë, si dhe dialogun mes dy vendeve, transmeton Gazeta Metro.
Burimet e Klan Kosovës kanë siguruar mesazhin e qartë i cili tashmë iu është transmetuar edhe në formë të shkruar autoriteteve shtetërore kosovare.
Qëndrimi i prerë i administratës amerikane është përmbledhë në tetë pika kryesore, e njëra prej tyre ka të bëjë edhe me mbështetjen e SHBA’së për FSK’në.
“Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“, është njëra prej 8 pikave të formuara nga SHBA’ja.
Gjithashtu, është konfirmuar që me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, ky mesazh është përcjellë tek pesë institucionet relevante shtetërore të Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike.