Maqedoni

Maqedoni:Gjuha shqipe edhe zyrtarisht obligative në Maqedoni

Një vit pas miratimit të tij në Kuvend, ligji për përdorimin e gjuhëve më në fund pritet të fuqizohet, duke u shpallur në Gazetën Zyrtare edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov.

Këtë e bëri të ditur zv.kryeministri Bujar Osmani duke theksuar se do të respektohen procedurat ligjore.

“Ishte një rastësi e mirë që në të njëjtën datë, më 11 janar u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve, më 11 janar edhe ndryshimet kushtetuese. Por ajo që është edhe më e bukur, është se presim që javën e ardhshme, kryetari i parlamentit të zyrtarizojë ligjin për përdorimin e gjuhëve, krejtësisht kjo në kuadër të ligjit dhe kushtetutës me çka edhe fillon zbatimi zyrtar i shqipes në institucionet qendrore, në tërë vertikalen e institucioneve shtetërore. Natyrisht këtu fillojnë edhe sfidat ëpr një zbatim të saktë, gjithëpërfshirës dhe zbatim të një gjuhe standarde”- pohoi Bujar Osmani, zv.kryeministër për Çështje Evropiane për Alsat.