Lajme

Nëse LDK-ja merr Qeverinë, hapi i parë do të jetë heqja e reciprocitetit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes ka deklaruar se kanë marrë përkrahja nga Këshilli i përgjithshëm për formimin e koalicionit me AAK-në, AKR-në, Nismën dhe dy parti të pakicave joshqiptare.

Ai tutje ka shtuar se presin që Vetëvendosje ta pranojë ose ta refuzojë mandatarin për Qeverinë.

“Deri atëherë presim që VV ta pranojë ose refuzojë mandatin për këtë dhe të mos sillet në prolongimin e deklarimit të saj dhe po ashtu kjo varet edhe nga partnerët tanë, sepse ne do ta bëjmë një qeveri që nuk ka brenda njerëz që kanë probleme me ligjin.

Ne tani konstatuam se kemi disponim gjithmonë duke bërë kërkesa që të kemi njerëzit më të mirë në Qeveri, më profesional dhe që jemi të gatshëm ta pranojmë këtë sfidë por gjithmonë duke ndjekur hapat kushtetues”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se janë të interesuar që vendi të mos vazhdojë gjatë me këtë qeveri në detyrë sepse, sipas tij, shumë marrëveshje kërkojnë ratifikim në kuvend.

Ndërkaq duke folur për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, ai ka thënë se ajo ka dhënë qëndrimin e saj kundër mocionit të mosbesimit dhe kundër koalicionit.

“Zonjën Osmani nuk e përjashtojmë sepse ajo i ka dhënë qëndrimet e saj në mënyrë publike. Qëndrimi i saj ka qenë që është kundër mocionit të mosbesimit dhe ka deklaruar që nuk është pro koalicionit. Emrin për kryeministër nuk e kemi akoma, kur të vie puna për marrjen e mandatit do ta sqarojmë”, ka thënë ai.