Të fundit

Katër emrat favorit nga LDK për postin e Kryeministrit të ri

Ka kaluar më shumë se një orë prej se ka nisur mbledhja e liderit të LDK-së, me bashkëpunëtorët më të afërt.

Burime të Gazeta Blic kanë bërë me dije se ende janë duke diskutuar për emrin e kandidatit për kryeministër nga radhët e kësaj partie.

Ndonëse “Kryesia e Ngushtë” ende nuk ka vendosur për emrin e kandidatit për kryeministër, Gazeta Blic merr vesh se janë disa emra që po lakohen për kryeministër.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa vazhdon të jetë favorit për ta marrë postin e kryeministrit.

“Isa Mustafa e ka mbështetjen më të madhe për të qenë kryeministër”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ditë më parë edhe deputetët Arban Abrashi e Arben Gashi në deklaratat publike që kanë bërë për medie nuk e kanë përjashtuar opsionin që Mustafa të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër.

Madje ata e kanë quajtuar si kandidatin më të mirë të mundshëm.

Siç mëson Gazeta Blic, si kandidat tjetër favorit është edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.

Sipas këtij burimi, Kujtim Shala shihet si më i pranueshmi në parti për të qenë kandidat për kryeministër, për faktin se ai mund të jetë faktor që të mos ketë fraksione në LDK.

“Lidershipi i LDK-së po sheh si shumë rrezik krijimin e frkasioneve në parti, sidomos rreziku që Vjosa Osmani, e cila ishte kanidatë për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, të krijoj frkasion Brenda partisë. Andaj, emri i Kujtim Shalës do të jetë balanc i ri për ta ruajtur unitetin në parti”, tha ky burim.

Ndryshe, ishte sot vetë Osmani, e cila pas raportimit të Gazeta Blic pë rmbledhjen e sotme që tha se nuk u ftua në takimin e Kryesisë së Ngushtë, ku do të vendoset për emrin e kryeministrit.