Nëntë kompani nga Lugina, sot nënshkruan kontratat me Trupin Koordinues
Sipërmarrësi nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, të cilët morën subvencione në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues, sot nënshkruan kontratat e tyre në Bujanoc.
Nëntë kompani nga Lugina kanë marrë gjithsej 20.7 milionë dinarë, transmeton Ministria e Lajmeve
Qeveria e Republikës së Serbisë mbetet e përkushtuar për zhvillimin ekonomik të këtyre tri komunave dhe do të vazhdojë të ndihmojë biznesmenët edhe në të ardhmen. “Ne për këto para që japim presim vende të reja pune që jeni të detyruar t’i keni” – tha drejtori i Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, në fjalimin e tij para biznesmenëve.
Nga gjithsej 20.755.287 dinarë, këtë vit më së shumti para shkojnë në Preshevë, ku pesë biznesmenë kanë marrë 11,7 milionë dinarë, në Bujanoc tri kompani kanë marrë 6,6 milionë, ndërsa një kandidat ka kaluar nga Medvegja që ka marrë 2,46 milionë.