Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes PD-së, PVD-së e LPD-së

“Në selinë e KKSh-së, së bashku me kryetarin e PVD-së dhe LPD-së nënshkruam marrëveshjen për koalicion paszgjedhor për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 2 qershor 2024.Kjo marrëveshje është arritur duke qenë të ndërgjegjshëm për historinë kombëtare, rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak, dhe për stabilitetin, seriozitetin e situatës dhe zhvillimin e komunës tonë. Koalicioni paszgjedhor mes tri partive angazhohet për ndërtimin e një shumice respektive, prosperuese që garanton shumicë shqiptare në mandatin e ri 2024 – 2028.Palët nënshkruese të marrëveshjes obligohen të respektojnë parimin e fituesit në strukturimin e formulës së qeverisjes për mandatin katër vjeçar të zgjedhjeve të 2 qershorit 2024.Vetëm të bashkuar ecim përpara!” – njoftoi kryetari aktual i komunës së Bujanocit Nagip Arifi