Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Bujanoc
Fronti për Ndryshim, Partia Progresiste, Lista “Dr.Dejan “, Romët e Bashkuar, lista rreth S.Arsiq.
Siç raporton FOLonline, fituesi i zgjedhjeve lokale, Fronti për Ndryshim, ka arritur koalicionin qeverisës për Bujanocin me listat zgjedhore që përfaqësojnë serbët dhe romët lokal.
Burimet e FOLonline njoftojnë se parashihet që Frontit t’i takojë 65 përqind e të gjitha pozitave në pushtetin lokal.
Kujtojmë se ditëve të fundit, treshja LPD, PD, PVD kanë zhvilluar bisedime intenzive me listën zgjedhore “ Dr.Dejan” për marrëevshje koalicioni, derisa sipas FOLonline në takimin e fundit ishin paraqitur ofertat konkrete për ndarjen e pushtetit.
Seanca konstituive e Kuvendit Komunal është caktuar për datën 30 korrik.
Portale të ndryshme nga Lugina kanë qenë publikuar faqen e fundit të dokumentit që supozohet të jetë marrëveshja për bashkëqeverisje në Bujanoc.