Lajme

Negociatat me Serbinë, Thaçi i dorëzon raportin ekipit negociator

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dorëzuar një raport të përgatitur nga zyra e tij rreth dialogut me Serbinë, ekipit shtetëror të Kosovës për dialogun.

Shpend Ahemti, bashkëkryesues i delegacionit shtetëror për dialog me Serbinë, pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka asnjë draftmarrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Sipas ekipit negociator kjo nënkupton se dialogu do të fillojë nga pika zero. Ndërkohë Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media pas takimit, tha se synim i palës kosovare është të arrijë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Sipas tij veriu i Mitrovicës, Trepça e Gazivoda do t’i mbeten Kosovës.Si dhe beson fuqishë se Lugina e Preshevës do të bashkohen me Republikën e Kosovës.

Ai ka përmendur se primare për të janë raportet e mira me ndërkombëtarët.

Aktualisht dialogu Kosovë-Serbi është stopuar pasi pala serbe fillimisht kërkon të hiqet taksa e vënë nga qeveria e Kosovës për produktet serbe. President Thaçi ka përsëritur se nuk duhet të rrezikohen raportet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në  për teka të askujt.