Në Zvicër vazhdojnë të jenë testet falas
Ata që dëshirojnë të testohen për certifikatën Covid, së shpejti mund ta bëjnë këtë sërish falas. Pas pak muajsh anulimi, Qeveria Federale do të paguajë sërish shpenzimet, transmeton albinfo.ch.
Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve, në Parlamentin e Zvicrës kanë rënë dakord për rregullat e nevojshme në këtë drejtim.
“Kjo dispozitë bën të mundur kthimin në situatën që kishim që nga fillimi i gushtit, kur një person pa simptoma mund të testohej dhe – në rast testi negativ – të merrte një certifikatë dhe ishte falas”, tha ministri i Shëndetësisë Alain. Berset gjatë debatit në dhomën Nacionale.
Për testet PCR dhe vetë-testet kjo nuk vlen!
Dhoma Nacionale fillimisht donte që Qeveria Federale të merrte përsipër kostot për të gjitha testet por kjo kërkesë ishte e tepruar, për Dhomën tjetër, atë të kantoneve, raporton srf.ch. Prandaj ajo vendosi për kufizime.
Kështu, tani testet janë në thelb pa pagesë, por Këshilli Federal ka mundësinë e përcaktimit të përjashtimeve.
Rrjedhimisht, kostot për vetë-testimet dhe për analizat e antitrupave që nuk janë përcaktuar nga kantoni nuk do të mbulohen, transmeton albinfo.ch. Edhe testet PCR për udhëtime jashtë vendit, nuk do të paguhen nga Qeveria Federale.
Ka ende dallime në lidhje me ndryshimet e mbetura në ligjin Covid-19. Prandaj, propozimi i kthehet sërish Dhomës së Kantoneve.