ARKIVA

Në tetor 1929 shoqëria kinematografike Fox News dërgoi në Shqipëri, duke realizuar filmin e parë me zë

Në tetor 1929 shoqëria kinematografike Fox News dërgoi në Shqipëri një ekip të posaçëm të shërbimit të saj Fox Movietone News.
Grupi i xhirimit filmoi pamje të festimeve që u mbajtën në Tiranë më 8 tetor, me rastin e ditëlindjes së Mbretit Zog I dhe fjalimin e Mbretit, i pari filmim me zë i bërë në Shqipëri.
Në po ato data, siç njoftojnë burimet e kohës, Fox Movietone News kreu dhe një udhëtim në Shqipëri, por, fatkeqësisht, këto materiale nuk janë identifikuar ende dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.