Në Solothurn të Zvicrrës përurohet Xhamia “Ebu Hanife” kontribut i bashkëatdhetarëve nga Lugina, Kosova dhe Maqedonia
Gjatë ditës së sotme mëse 2000 besimtarë mysliman të të gjitha trevave, Luginë, Kosovë dhe Maqedoni morën pjesë në përurimin e Xhamisë së re “Ebu Hanife” në Grenchen kantoni i Solothurnit në Zvicrrës. Gëzim, urime dhe lutje, këto ishin fjalët që dëgjoheshin gjatë gjith kohës nga besimtarët të cilët sipas kryetarit të këshillit organizativ Bashkim Xhemailit, ky është një gëzim që nuk përshkruhet me fjalë, “ka gëzime të ndryshme, që bashkojnë familjet, shoqërit, por ky gëzim është i vaçant sepse bashkon besimtarët nga të gjitha trevat dhe kjo ditë do të jetë e paharrueshme për ne” është shprehur Xhemaili. Iniciativa për ndërtimin e Xhamisë ëshë ndërmarrë nga vet xhemati dhe ndërtimi i objektit ka filluar në vitin 2016.
Edhe në këtë iniciativë nuk ka munguar humaniteti i personave të vullnetit të mirë. Sipas organizatorëve ka patur kompani shqiptare të cilat kanë kryer punë të caktuara me vet financim duke dhënë një kontribout të jashtëzakonshëm. Kosto e përgjithshme e objektit duke përfshirë edhe parcelën kap shumën 2.5 milion fr. Kjo xhami i dedikohet mërgimtarëve mysliman nga Lugina, Kosova dhe Maqedinia të cilët edhe do të jenë mirmbajtës, ndërkaq që këshilli i Xhamisë ka vendosur që imami të caktohet çdo tre muaj me qëllim të rrespektimit të të gjitha trevave.