Në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë merren masa pas shpalljes së jashtzakonshme në Serbi
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në mbrëmjen e kaluar nga presidenti serb Vuqiç, vjen dhe vendosja e disa vendimeve nga institucionet lokale në komunën e Preshevës.
Për t’iu shmangur tollovive dhe pritjeve, Shtëpia e Shëndetit merr këto masa:
? Në laborator për analiza dhe tek stomatologu vetëm rastet e nevojshme dhe emergjente
? Informohuni tek motrat medicinale për Tek mjeku i zgjedhur dhe pediatri, vetëm në raste për ta shkruar terapinë, mos krijoni pritje
? Ndihmën e parë kontaktojeni dhe vizitojeni vetëm për raste të domosdoshme dhe raste emergjente
? Mos i parkoni veturat në oborrin e shtëpisë së shëndetit
? Për çdo info, kontaktoni numrin 194 ose 017 669 124
? Pa panikë, rrespektojini rregullat që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë