Lajme

Shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Seanca për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, e paraparë për sot në Prishtinë, është anuluar, raporton Koha.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlindja Gashi, ka thënë se gjykata ka anuluar të gjitha seancat për afat të pacaktuar. Sipas saj, do të trajtohen vetëm rastet urgjente që vijnë tash e tutje.

Avokatët mbrojtës kanë thënë se rastet si ky kur disa prej te akuzuarve janë në paraburgim, duhet të trajtohen ndryshe nga gjykata.

Avokati i të akuzuares Silvana Arsoviq, Musa Damati, ka thënë se ndaj klientes së tij dhe dy të tjerëve Zharko Jovanoviq e Dragisha Markoviq, është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Speciale dhe u është caktuar vetëm masa e paraqitjes në stacionin policor. Për të tjerët në këtë rast është vazhduar paraburgimi.

Lideri i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, u vra para 26 muajve para lokaleve të partisë që e drejtonte në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton Koha.net.