Në Serbi regjistrohen 19 viktima dhe 3.341 raste të reja me Covid-19
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3.341 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa 19 persona kanë humbur jetën.
Sipas të dhënave nga autoritetet e shëndetësisë, deri më tani janë regjistruar gjithsej 73.765 raste me koronavirus dhe 955 viktima.
Nga dje janë testuar 13.008 persona, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë në vend janë testuar 1.468.164 qytetarë të dyshuar për COVID-19.
Deri më tani në Serbi janë hospitalizuar 3.343 persona të prekur nga virusi, prej të cilëve 151 po trajtohen në kujdes intensiv./Titulli