Në Rusi, në tregun e zi, medikamenti kundër HIV-it po shitet si ilaç për koronavirus
Në Rusi, tashmë ka treg të zi të medikamenteve kundër HIV-it dhe ato po përdoren edhe për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19, sipas shitësve, njofton Reuters.
“Tre muaj më parë njerëzit blinin Kaletra nga ne pa ndonjë entuziazëm për 900 rubla (12 dollarë) për kuti”, ka thënë një shitës i medikamenteve për HIV. “Tash, duke i parë ndërprerjet me furnizime, njerëzit po i blejnë deri në 700 kuti për 3 mijë e 800 rubla për kuti. Më së shumti po blejnë Kaletra për ta shitur më çmim më të lartë”.
Në fund të muajit janar, Ministria e Shëndetësisë e Rusisë e ka rekomanduar medikamentin “Kaletra” për trajtim të mundshëm të COVID-19, pasi që Kina raportoi se mund të shërbente për këtë, por më pas shtoi se efekti ishte i pasigurt, transmeton koha, përcjell ministria lajmeve.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi ka filluar të rritet ndjeshëm gjatë prillit. Të hënën janë regjistruar 4.268 raste të reja, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 47.121.