Në Preshevë është rritur fluksi i refugjatëve nga Lindja e Mesme
Nè muajin e kaluar fluksi i migrantëve nga drejtimi i Maqedonise se Veriut eshte rritur, keshtu që Oendra Pritese në Presheve tanistrehon rreth 1300 persona. Eshte pothuajse me kapacitet tē plotē. Emigrantēt, si mé parè, janê kryesisht nga vendet e Lindjes se Mesme, te cilet qendrojne ne Serbi per nje kohe të shkurter.Sipas tè dhēnave tè Komisariatit per Refugjatët dhe Migracionin, tashme ne tē gjitha qendrat e pritjes në Serbi janë rreth 6 mije emigrante.
Procedura e rregulit e regjistrimit tè migrantève që vijne ne Qendren e prities ne Presheve nuk ka ndryshuar qè nga viti 2015. Regjistrimi, fotografimi, pèrgatitja e kartave de kuponave per ushqim. Nga 150 deri ne 300 vijne çdo dite dhe afersisht i njejti numer migrantësh largohen nga kampi gjate dites. Ramadani, njè emigrant nga Siria, eshte i kenaqur në kamp: “Ky eshte si nje pushim per mua. Ushqimi dhe gjithçka tjeter eshte e mire. “Ndihem mire kētu, gjithcka eshte ne rregull, si ushqimi ashtu edhe pijet.
– Pse u larguat nga vendi juaj? Ka shume probleme atje, nuk ka pune, eshte e veshtire të fitosh para”, tha njè emigrant nga Pakistani. Nê kete periudhè, shumica e migrantève e nisën udhētimin e tyre per shkak te situates se vështire dhe te pasigurt ekonomike në vendin e tyre. Ka edhe nga ata qē ikin nga konfliktet dhe lufterat.Ata kalojné disa javē duke udhētuar, zakonishtpërmes Turqise, Greqisè dhe Maqedonisè se Veriut.
Bilali, njè emigrant nga Afganistani, i pyetur se gfare planifikon të bēje më pas, pergjigjet: “Kam ne plan te largohem sa më shpejt”. Kurse Ahmedi nga Siria nuk ka ndermend te gendroje: “Nuk kam para te mjaftueshme, prandaj kam qëndruar ketu, po pres qê vellai im te me dergoje qe te vazhdoj udhetimin per ne Gjermani”.
Gjeja mè e rendèsishme per ta eshtè tè kene mundesi te komunikojne me miqte dhe te afermit, dhe nē kamp emigrantëve u sigurohet internet, akomodim dhe ushqim. Punonjësit e Komisariatit per Refugjatët dhe Migracionin kane shtate vite bashkejetese me emigrantet ne kushte tē ndryshme moti. “Ende kemi vende se nuk rrine gjate, edhe Bujanoci eshtè gati per ne si opsion rezervè nese ka kapacitet të plotë këtu, por tani per tani nuk ka nevoje per ketè, po pèrgatitemi si çdo dimer, i kemi tè gjitha burimet e nevojshme te energjise dhe gjithçka qe na nevojitet tani. Dhe ne nuk kemi frike, sepse kemi pervojën që ju permendët, prej 7 vitesh”, thote Slobodan Savoviq nga Komisariati per Refugjate dhe Migrim.
Nè Qendren pranuese ne Presheve ka kryesisht beqare dhe here pas here vijne edhe gra apo familje me femijè. Ata i referohen Qendres ne Bosilegrad, e cila i kushtohet familjeve. Gjate kësaj periudhe ata qëndrojne per nje kohe të shkurter ne Serbi dhe pothuajse të gjithe jane duke planifikuar nje udhëtim ne Evropën Perëndimore