Të fundit

Në pikën e pagesës rrugore në Preshevë, një person plagosë rëndë gruan e tij e më pas vetvritet

Sonte, pak pas orës 21:00, në afërsi të pikës së pagesës së autostradës së Preshevës ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast është plagosur rëndë një e re, ndërsa personi që e ka qëlluar është vetëvrarë.

Siç konfirmohet nga disa burime, ai është shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe ata kanë qenë së bashku në makinë. Në një moment ajo ka zbritur nga makina dhe ka nisur të ikë dhe burri ka qëlluar disa herë në drejtim të saj, më pas është larguar në drejtim të fshatit Zhunicë dhe shumë shpejt është kthyer në vendin e krimit dhe ka qëlluar veten.