Në përkrahje të Shqipërisë edhe “Skënderbeu” i pranishëm në Turqi
Kombëtarja e Shqipërisë sonte do ta zhvillojë ndeshjen tejet të rëndësishme kundër Turqisë në kuadër të Euro2020.
Atmosfera në rrugët e Stambollit është e mrekullueshme, kurse “Tifozët Kuq e Zi”, kanë pushtuar lokale të ndryshme duke mos e ndalë këngën për kombëtaren.
Minuta më parë janë publikuar disa fotografi të mrekullueshme nga tifozët e pranishëm në Stamboll.
Shihet se ka shumë flamuj kombëtarë e po ashtu njëri nga tifozët e mban një kopje të përkrenares së Skënderbeut.
Me poshtë mund t’i shihni fotografitë nga Stambolli.