Maqedoni

Në Maqedoni të Veriut 28 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 1120 raste të reja

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 28 raste me fatalitet si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën e të vdekurve në 1977.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 1120 të infektuar të rinj nga 2993 mostra të testuara. Shifra totale e të infektuarve ka arritur në 69.452. Gjatë ditës së fundit janë shëruar 916 persona, ndërsa shifra e të shëruarve ka arritur në 45.621. Aktualisht janë 21.854 raste aktive.