Në kufirin e Preshevës kapet me 100.000 euro të fshehura në çantë me ushqim
Doganierët në bashkëpunim me policinë, më 26 korrik 2022 në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë penguar tentativën për kontrabandim të më shumë se 100.000 eurove të fshehura në një qese me ushqime.
Shkelja u zbulua kur në dalje të vendit gjatë mbrëmjes ka mbërritur në dalje të vendit një “JEEP WRANGLER JK UNLIMITED” me targa gjermane, ku një shtetas i huaj dhe bashkëshortja e tij po udhëtonin drejt Greqisë.
Në pyetjen e zakonshme të doganierit, pasagjeri mohoi se kishte diçka për të deklaruar.
Mirëpo, gjatë kontrollit doganierët fillimisht kanë zbuluar mbi 22 mijë euro në çantën personale të shoferit, për çka ka vazhduar kontrolli i detajuar.
Pak kohë më vonë, 80 mijë euro të tjera u zbuluan në çantën me ushqime për udhëtimin, e cila ndodhej para sediljes së pasagjerit.