Në Kosovë licencohen edhe 12 laboratorë privat për testime serologjike
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës të martën ka licencuar edhe 12 laboratorë privatë për të kryer teste serologjike për Covid-19 shkruan Kosova Post.
Deri më tani, në Kosovë janë licencuar 69 laboratorë privatë për teste serologjike dhe virologjike për koronavirus.
Përmes testeve serologjike, qytetarët mund të mësojnë nëse e kanë tejkaluar koronavirusin dhe nëse kanë krijuar antitrupa kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton ky virus.
Tetë prej tyre janë në Prishtinë, derisa dy janë në Ferizaj, dy në Gjilan, një në Vushtrri, një në Graçanicë dhe një në Lipjan.
Më 10 gusht, Ministria e Shëndetësisë nisi lëshimin e licencave për institucionet private shëndetësore që ato të kryejnë teste për COVID-19. Më parë, këtë shërbim e kryente vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Deri më tani, vetëm dy institucione private shëndetësore janë licencuar që të kryejnë teste virologjike me metodën PCR. Ky test tregon nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti./KP