Lajme

Në Kosovë ka arritur Lia e Majmunëve

Ministria e Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kanë dalë në konferencë për media, ku po flitet për sëmundjen e Lisë së Majmunëve. MSh konfirmoi se ky virus nuk ka arritur akoma në Kosovë, por bashkë me IKSHPK-në po bëhen përgatitjet për porositjen e testeve të këtij virusi.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha se përhapja e Lisë së Majmunëve nuk është aq e madhe sa e koronavirusit, megjithatë rekomandoi se kushdo që ka simptoma si lodhje dhe ndryshime në lëkurë të paraqitet te mjeku familjar.

Në vendin tonë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar i Lisë së Majmunëve. Sëmundja zakonisht është e lehtë, megjithatë Msh po moniton situatën, vlerëson rrezikun për popullatën në vend dhe përgatit rekomandime për profesionistët shëndetësor dhe të tjerët”, tha ajo.