Në Bujanoc janë evidentuar 12 raste të reja me Covid-19 në 24 orët të fundit
Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit vazhdon të jetë shqetësuese, numri i të infektuarve edhe më tejë nuk ka rënie në krahasim me dy ditët e kaluara, ndërkohë që mjekët vazhdimisht apelojnë për imunizim.
Në 24 orët e fundit gjegjësisht gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar edhe 12 raste të reja me virusin korona në komunën e Bujanocit.
Në muajin mars numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 227 persona.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1123 persona.
Në muajin mars janë kryer gjithsej 2323 kontrolla prej tyre 2070 të rritur dhe 253 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 24 mars ka qenë 84, prej tyre 78 të rritur dhe 6 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 33 persona 12 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.