Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut deri më tani 80 raste të reja me Kovid-19, tre viktima dhe 97 të shëruar
Gjatë 24 orëve të fundit (12/13.10.2020) në Maqedoninë e Veriut nga 680 teste të kryera janë regjistruar 80 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, ndërsa betejën e kanë humbur 3 pacientë. Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 97 pacientë të shëruar.