Ndodh edhe kjo/ Një person e gjuan me kallash baxhanakun e tij në Istog
Një fjalë e urtë popullore thotë se baxhanaku duhet sikur vëllau!
Por, kjo teori ka rënë poshtë në Istog.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dje në fshatin Stupe ka patur tentim vrasje.
Një person ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të një personi tjetër. Bëhet e ditur se sulmuesi ka shkrepur plumba në drejtim të baxhanakut të tij.
Për fat të mirë, asnjë nga plumbat nuk ka qëlluar cakun.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe arma AK-47 me pesëmbëdhjetë fishekë. I dyshuari është dërguar në mbajtje