Ndërron jetë aktori Koço Devole, ndodhej prej ditësh i intubuar
Aktori i humorit Koço Devole është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Lajmi bëhet i ditur mëngjesin e së dielës. Devole ka humbur betejën me sëmundjen, pasi prej ditësh ndodhej në intubim në spitalin infektiv.
Më herët aktori kishte dalë nga spitali, por ai ishte rikthyer sërish pas përkeqësimit të gjendjes së tij.
“Ishte e pamundur të rrinte jashtë spitali. Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zorr merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi”, ishte shprehur djali i tij, pak ditë më parë në një intervistë.
Aktori i njohur kishte vuajtur nga leuçemia, çka duket se ka ndikur në përkeqësimin e gjendjes së tij.