Lajme

Ndërprerje të shpeshta të rrymës në disa lagje të Preshevës

Me uljen e temperaturave disa lagjeve të Preshevës i është kthyer problemi i vjetër, ndërprerja e shpeshtë e energjisë elektrike. Rruga D.Filipoviq, Idriz Seferi, K.Xoxi dhe e Kumanovës ka vite të tëra që përballen me këtë problem sidomos në sezonën e dimrit.

Si pasojë e rrymës elektrike është djegur një lokal në Preshevë i cili gjindet në rrugën 15 Nëntori.

E verën e kaluar pas disa ndërhyrjeve të Elektrodistribucionit furnizimi me rrymë ishte përmisuar dukshëm, por me uljen e temperaturave, e sidomos javën që kaloi, ndërprerjet në këto lagje ishin thuaj se të përditshme.

Banoret e këtyre lagjeve me të cilët kontaktoi portali informativ rtvpresheva.com thonë se pas një stabiliteti relativisht të mirë në furnizim me energji elektrike që e patëm gjatë verës së kaluar, me fillimin e të ftoftit shenjat nuk janë të mira sepse kemi ndërprerje çdo ditë. por që shpresojnë që këto ndërprerje të jenë të përkohshme e jo siç ishte praktik në të kaluarën kur ndërprerjet zgjatnin gati se tërë vitin.