Lajme

11 të vdekur dhe 855 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.930 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive. Brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220.