Ndalohet qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe në Kosovë
Banka Qendra e Kosovës ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një nga to është edhe ndalimi i ri-qarkullimit të kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro.
Poashtu, me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma
Përcaktohen procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara
Kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara