Lajme

Ndalohet në kufi shqiptari me 200 mijë euro të fshehura në makinë 

Një sasi prej 200 mijë euro e padeklaruar është gjetur në makinën që drejtohej nga një shqiptar në pikën kufitare të Muriqanit.

“Në pjesën e automjetit nën sirtarin e përparmë djathtas, është gjetur një qese najloni në të cilën kishte një sasi të madhe të kartëmonedhave në prerje prej 50 euro. Pas kontrollit të imtësishëm, nën sediljen e shoferit është gjetur një tjetër çantë me para. Shuma totale e parave të padeklaruara të gjetura është 202.060 euro” informon policia.

Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, në bashkëpunim me pjesëtarë të Drejtorisë Policore të Malit të Zi dhe punonjës të doganave dhe policisë të Republikës së Shqipërisë kanë kryer kontroll të automjetit.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit. Paratë e gjetura të padeklaruara janë mbajtur përkohësisht deri në përfundimin e procedurës.