Ndalimi i fjalimit të Kurtit në televzionet e Serbisë/ Kamberi: Serbët s’kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar për ndalimin e transmetimit në mediat e Serbisë, gjatë fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Kamberi, përmes një shkrimi në platformën ‘X’, ka konsideruar se është për të ardhur keq për lirinë e mediave të Serbisë.
“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat”, ka thënë ai.