Të fundit

Konfirmohet edhe nga Lutfi Haziri: Të dielën nënshkruhet marrëveshja LVV-LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se të dielën do të arrihet marrëveshja mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e koalicionit për bashkëqeverisjen e vendit.

“Të hënën duhet të shkojmë ta zgjedhim Qeverinë. Angazhimet janë të mëdha. Besoj që nesër arrihet marrëveshja”, ka thënë Haziri për Mediafokus.info.