Lajme

Gjermania i dhuron Kosovës 6 mijë teste për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë sot i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës 6 mijë RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të Covid-19.

Ky është donacion i Gjermanisë për Kosovën për të ndihmuar në përgjigjen ndaj pandemisë COVID- 19.

Në ceremoninë e dorëzimit të testeve ka marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i RF të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se secili duhet të respektojë rregullat e vendosura nga IKSHPK-ja.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se ndihma e Gjermanisë është e mirëseardhur.

Zemaj, ka theksuar se tani në kohën e interesimit të qytetarëve për të bërë testin. ky donacion është në momentin e duhur, ndërsa kjo edhe ndihmon në menaxhimin  më të mirë të pandemisë.

Ministri Zemaj, ka thënë se Kosova ka sasi të konsiderueshme të testeve , porse edhe në këtë rast duhet të ketë kujdes që pandemia të tejkalojë parashikimet.

Zemaj, ka shprehur shqetësimin e tij për mos kujdesin e qytetarëve edhe në institucione, derisa ks kujtuar se ka raste të infektimit me koronavirus edhe nga stafi shëndetësor e për të cilët tha ai kanë kujdesin e mjaftueshëm të trajtimit.

Zemaj edhe një herë ka bërë thiorrje për kujdes e disiplin nga qytetarët dhe punonjësve në institucione, duke përfillur kështu këshillat e IKSHPK-së./KP