FutbollSporti

Napoli nxjerr të panevojshëm Hysaj: Atletico më shumë se një mundësi

Dashuria mes Napolit dhe Elseid Hysaj përfundoi me largimin e Maurizio Sarri. Me teknikun e ri Carlo Ancelotti, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare nuk gjeti asnjëherë raportin e duhur profesional me të, duke u kthyer nga një titullar i pazëvendësueshëm në një pankinar luksi. Divorci ishte i menduar, por tashmë është e konfirmuar dhe Atletico Madrid mbetet për 24 vjecarin kuqezi më shumë se një mundësi.