Nagip Arifi, nderon për “8 mars” gratë që punojnë në admnistratën komunale të Bujanocit
Për nderë të ditës ndërkombëtare të gruas, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në kabinetin e tij ka mirëpritur të gjitha gratë që punojnë në admnistratën komunale.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Arifi uroi gratë për ditën ndërkombëtare të gruas – 8 Marsin, duke i dëshiruar së pari shëndet dhe suksese në punët e tyre të përditshme. “Avancimi i pozitës së gruas mbetet qëllim i pakontestueshëm për zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror”, thuhet në tesktin e publikura në ueb-faqen e komunës së Bujanocit. Në shenjë respekti, kryetari dhuroi nga një lule për të gjitha gratë.