Shqipëri

Zjarr masiv në Berat, digjen 4 banesa

Një zjarr masiv ka rënë gjatë natës në një banesë në Tiranë. Policia e qytetit sqaron se fillimisht është djegur banesa që është në pronësi të J.V. e më pas flakët janë përhapur dhe në 3 shtëpi të tjera.

Po ashtu janë djegur dy banesat që ishin në të njëjtin kat të pallatit, shtëpitë e R.S dhe P.N. e më pas është djegur dhe banesa në katin e tretë të pallatit, në pronësi të M.H..

Pas njoftimit për ngjarjen, zjarrfikëset kanë shkuar tek banesat që po digjeshin dhe kanë vënë flakët nën kontroll.

Po ashtu grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve si dhe po kërkohet nëse ka jetë të humbura./tvklan