Nagip Airfi: Kosova po e ndihmon Luginën vetëm në situata të jashtëzakonshme
Lugina e Preshevës po ndihmohet nga Kosova vetëm në situata të jashtëzakonshme. Kështu pohoi për Indeksonline, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Kryetari Arifi tha se kanë pasur gjithmonë bashkëpunim të mirë me Institucionet e Kosovës, mirëpo sipas tij, përkrahja e Kosovës ndaj tyre është shumë e vogël, krahasuar me ndihmën që Serbia i jep bashkëkombasve të vet në Kosovë.
“Lugina e Preshevës përveç përkrahjes morale, ka nevojë edhe për përkrahje financiare për të realizuar projekte konkrete. Dua të veçojë se Kosova i ka dalë në ndihmë Luginës gjatë vitit të kaluar me 500.000 euro për luftimin kundër pandemisë Covid-19.
Gjithashtu, këtë vit është ndihmuar Bujanoci me 200.000 eurove me rastin e rikuperimeve të vërshimeve dhe së fundi Presheva me 100.000 euro, po ashtu për sanimin e dëmeve nga vërshimet. Por, siç po e vëreni, Lugina po ndihmohet vetëm në situata të jashtëzakonshme“, u shpreh Arifi.
Ai shtoi se Lugina ka nevojë për përkrahje të vazhdueshme që do të ndikojë në rritjen e mirëqenies qytetare.
Më 22 qeshor, kryeministri Kurti priti në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, me të cilët bisedoi për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në këto tri vendbanime dhe në viset e tjera në Serbi.
Më 22 qeshor, kryeministri Kurti priti në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, me të cilët bisedoi për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në këto tri vendbanime dhe në viset e tjera në Serbi.
Në këtë takim, Arifi tha se ndër temat që kanë zhvilluar ka qenë edhe statusi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet Kosovë – Serbi.
“Kemi kërkuar që të shqyrtohen drejt kërkesat tona në këtë proces. Kuptohet që dialogu nuk është diçka e lehtë.
Po ashtu, në takim kemi kërkuar që Fondi Kombëtar për Luginën e Preshevës i nënshkruar nga dy qeveritë, ajo shqiptare dhe e Kosovës të jetësohet. Ka edhe një program tjetër që ka aprovuar ish qeveria Hoti për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës, por e cila ka mbetur vetëm në letër.
Nëse këto dyja nuk gjejnë zbatim, atëherë le të futet një linjë në buxhetin e Kosovës për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës”, përfundoi kryetari Arifi./Indeksonline/