Nadër Sadiku emërohet drejtor i gjimnazit “Skënderbeu” për mandatin katër vjeçar
Në konkursin e shpallur nga Gjimnazi “Skenderbeu” në Preshevë kishin konkuruar dy kandidat për drejtor për të udhëhequr këtë shkollë, z.Sinan Fetahu dhe z.Nadër Sadiku, ndërsa rtvpresheva.com nga burimet e veta të sigurta merr vesh se Nadër Sadiku është emëruar drejtor për mandatin e ardhshëm katër vjeçar
Z.Nadër Sadiku në këshillin e profesorëve kishte fituar bindshëm ku nga 103 të punësuar në këtë kolektiv për z.Sadiku kishin votuar 85 prej tyre, ndërsa nëntë vota ishin të pavlefshme.
Gjithashtu, me datë 27.11.2019 Këshilli i Shkollës së gjimnazit “Skënderbeu” kishte mbajtur mbledhjen me rend dite: Dhënia e mendimit për kandidatët për tu zgjedhur drejtor shkolle, me ç’rast nga 9 anëtarët e Këshillit Nadër Sadiku mori 7 vota. Edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar z.Sadiku mori mendimin pozitiv.
Pas kryerjes së të gjitha procedurave të konkursit, rtvpresheva.com merr vesh se në Ministrinë e Arsimit tani më është sjell vendimi për emërimin e Nadër Sadikut drejtor për mandatin katër vjeçar dhe i njejti është ftuar nga ana e ministrisë që të martën në ora 11:00 ti dorzohet vendimi mbi emërim.
Nadër Sadiku edhe në mandatin e kaluar katër vjeçar ka udhëhequr me këtë institucion shkollor. Në mandatin e Nadër Sadikut, Gjimnazi “Skënderbeu” ishte shkolla e vetme në komunën e Preshevës që është vlersuar me notën maksimale nga inspektorët e arsimit, sikur se edhe vet drejtori Sadiku i cili ishte notuar gjithashtu me notën maksimale.