Kryesore

Myslimanë e të krishterë falen bashkë, historia e bashkëjetesës fetare në Korçë

Bashkëjetesa fetare është një nga shtyllat kryesore të bashkimit dhe unitetit të ne shqiptarëve. Ne ndodhemi sot në Malin e Dobergorës, që në shqip do të thotë Mali i Mirë e ndërtesa e cila është mbrapa meje është një vakëf i cili shërben për besimtarë myslimanë e të krishterë ku bashkë luten e falen.

Ky vakëf është ndërtuar përpara 300 vitesh, i cili do të amortizohej për shkak të kohës dhe rikonstruktohej vitet e fundit nga disa vullnetarë të zonës së Arrzës dhe Korçës.

Brenda saj shihen qartë simbole të dy besimeve, të krishterë dhe islame. Banorët e zonës tregojnë të gjithë besimtarët vijën e vizitojnë këtë vend.

“Mysliman jam unë. Nuk e kam problem që vijnë e të krishterët. Këtu janë 4 fe. Myslimanë, kristianë, bektashinj e katolike. Të katërt sikur të vijnë bëjnë sevap. Vijnë shumë, gjallë në botë nuk e kam problem madje e kemi kënaqësi kur vijnë. Këtu mbushet plot. Bëhemi bashkë”- u shpreh Bujar Hysolli banor i Arrzës.

“Të them të drejtën ky vakëf i ka bërë mirë edhe të krishterëve, edhe myslimanëve, edhe ortodokseve dhe njerëzve të feve të tjera

Ka dhe histori që dihen nga njerëzit e kanë qenë të prekshme në një farë mënyre, gjithmonë besimi është i shtuar në këtë vakëf”- theksoi Andon Braholli.

Një nga qytetarët që kontribuoi në restaurimin e ndërtesës tregon se sa I rëndësishëm është ky objekt kulti për bashkëfshatarët.

“Ata kanë qenë bashkë, nuk pati nevojë për përpjekje. Ashtu i gjetëm, ashtu i stimuluam për të shkuar kësaj rruge, ashtu po shkon historia e këtushme. 2:02 kështu kemi lindur, kështu kemi jetuar besoj kështu do vazhdohet me këtë bashkimi, uniteti. Është e jona, na bën të ndihemi mirë, është e shëndetshme për shoqërinë tonë “- shprehet Ardit Konomi sipërmarrës.

Kryetari i Shoqatës kombëtare “Devolli”, tregon se ky vend është shëmbëllimi i kulturës dhe traditës se vërtetë shqiptare.

“Të gjithë vijnë, ky është vend që tregon më se miri tolerancën fetare të këtij vendi edhe zonës. Arrza është vend mysliman e është e rrethuar me fshatara ortodokse, Qyteza, Sinica e Dardha e gjithashtu e me një vend bektashi si Nikolica. Të gjithë këta njerëz kanë gërshetim. Ky vend i mbledh të gjithë. Në 20 Gusht vijnë e nga Korça e nga Devolli “- shprehet Guri Seferi, Kryetari i Shoqatës kombëtare” Devolli”.

Shprehja e atij që cilësohet si Homeri shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta merr kuptim pikërisht në këtë vend.

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”.