Të fundit

Mustafi: Indoktrinimi në shkollat shqipe është I paparanueshëm

Kërkesa ndaj shkollave fillore dhe të mesme që me rastin e Дан српског јединства, слободе и националне заставе e cila festohet më 15 shtator, datë kur u thye Fronti i Selanikut në vitin 1918 me tekstin bashkangjitur e të përgatitur nga Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjet Sociale është I papranueshëm, I pa drejt dhe I paprecedentë ka shkruar kështu në reagimin e tijë të publikuar në fb Ragmi Mustafi, kryetari i Këshillit Kombëtar.
Qasja e tillë është në kundërshtim me parimet fundamentale të arsimit inkluziv që kultivon multikulturalizmin, diversitetin, tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe bashkëjetesën.
Ky veprim nuk mund të kuptohet ndryshe nga një qasje e frustrimit nacionalist për indoktrinuar nxënësit për “Српски свет” të promovuar gjithandej nga forcat politike ultra nacionaliste si shoqëri njëdimensionle në Serbi.
Përderisa në njërën anë provon të mohojë identitetin kombëtar e kulturorë në hapësirat publike duke ndjekur edhe penalisht shqiptarët e Luginës së Preshevës për festimin e “28 Nëntorit – Ditën e Flamurit” në anën tjetër i kërkohet e imponohet 15 shkollave shqipe një tekst nga Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjet Sociale që është në kundërshtim me vlerat që kultivohen në këto shkolla.
Andaj pas himnit “Боже правде” tash “Дана српског јединства, слободе и националне заставе” t’i themi: JO FALEMINDERIT- ka thënë Mustafiz