FutbollSporti

Mustafi drejt rikthimit në Serie A, Interi vihet pas mbrojtësit shqiptar

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenali gjatë verës së vitit të ardhshëm si lojtar i lirë.

E përditshmja italiane ‘Tuttosport’ ka raportuar se Interi ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit Shkodran Mustafi.

Skuadra nga Serie A, Mustafin është duke e parë si një mundësi të mirë dhe të lirë për sezonin e ardhshëm, teksa mbrojtësit shqiptar nga vera do të mbetët lojtar i lirë pasi i skadon kontrata e tij me Arsenalin.

Inter për t’i siguruar shërbimet e Mustafit, është duke tentuar të nënshkruaj një parakontratë në janar që në sezonin e ardhshëm mbrojtësi të jetë pjesë e zikaltërve

Arsenal nuk i ka ofruar më rinovim të kontratës mbrojtësit shqiptar dhe kështu 28 vjeçari nga vera e vitit të ardhshëm është i lirë për të nënshkruar me ndonjë skuadër tjetër.

Ai u transferua në këtë ekip në vitin 2016 nga Valencia për 41 milion euro, ndërsa bëri një karrierë edhe në Sampdoria.

Bashkë me Interin, situatën e Mustafit po e monitoron edhe gjiganti spanjoll Barcelona, por edhe klubi gjerman Eintracht Frankfurt.