Të fundit

Mustafa : Vulini vazhdon të ofendoj shqiptarët e Luginës, por nuk ka guxim të përballet

Pas reagimit tē deputetit popullor Shaip Kamberit dhe kryetarit të LR-së Sami Salihu, para pak çastesh ka reaguar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafa në lidhje me deklaratat fyese të shqiptarëve të Luginës nga Ministri Punëve të Mbrendshme të Serbisë Aleksandër Vulin.

Kryetari i KKSH-së vlerëson se përdoromi i termit “šiptari” nga Vulini, është skandaloz dhe ngrit tenisone duke provokuar kështu situatën Luginë, transmeton Ministria e Lajmeve.

“Në të njëjtin televizion për të cilin detyrohen të gjithë qytetarët të paguajnë taksë mujore, shqiptarët dëgjojnë se si Ministri fyen, ofendon e shpif ndaj vet atyre”- deklaroi z.Mustafa.

Reagimi i plotë i kryetarit të KKSH-së :

Është për keqardhje qasja fyese e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vulin, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Përdorimi i termin “šiptari” në televizionin publik me deklarata skandaloze e kriminalizuese ngrit tensione e mjerisht provokon situatën në Luginë.

Në të njëjtin televizion për të cilin detyrohen të gjithë qytetarët të paguajnë taksë mujore, shqiptarët dëgjojnë se si Ministri fyen, ofendon e shpif ndaj vet atyre.

Po ky Ministër i është shmangur seancave të procesit gjyqësor për të njëjtën gjuhë denigruese. Ndryshe nuk e ka guximin të përballet as në gjyqet e Beogradit.

Qëndrimet e Ministrit Vulin flasin për karakterin e Qeverisë së sotme. Për Serbinë shtetërore.
Respektimi i minoriteteve është edhe obligim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë së Republikës së Serbisë. Respektimi dhe pranimi i tjetrit është parakusht i një shoqërie demokratike.

Këshilli Kombëtar Shqiptar vazhdon të dënoj raste të tilla ku po institucionalizohet gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar me qëllim frikësimin dhe ngritjen e tensioneve në Luginë.