LajmeTë fundit

Xhandarmëria serbe ka bastisur disa shtëpi në fshatin Zhunicë, ku kanë arrestuar 4 persona

Xhandarmëria serbe ka bastisur disa shtëpi në fshatin Zhunicë të komunës së Preshevës, ku kanë arrestuar 4 persona të cilët dyshohet se janë marrur me trafikim të refugjatëve .
Redaksia jonë ka mësuar se ata janë dërguar në burgun e Nishit .
Arrestimi ka ndodhur sot në ora 05:00 të mëngjesit, transmeton Ministria Lajmeve.
Viteve të fundit në fshatin tonë si dhe në komunën e Preshevës është shtuar numri i madh i të rinjëve të cilët merren me këto punë ilegale. Pasi që një biznes i tillë po konsiderohet mjaftë fitimprurës.