Të fundit

Salihu : Gjuha e urrejtjes dhe e fyerjes nga ministri Vulin është e papranueshme

Sot në një intervistë të mengjesit për televizionin publik “rts”ministri Aleksandar Vulin përsëriti prap fjalë nacionaliste në drejtim të shqiptareve, që bëri disa nga përfaqësuesit politik të Luginës të reagojnë në lidhje me deklaratën e Vulinit.

Kryetari i Lëvizjes për reforma Sami Salihu konsideron se fjalët që tha sot ministri serbë janë të papranueshme, është gjuhë e urrejtjes, fyerjes dhe gjuhë që nxit konflikte, transmeton Ministria e Lajmeve.

Tutje z.Salihu shprehet se është për të ardhur keq se si një televizion publik të lejohen fyerje të tilla dhe tē promovohet gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Postimi i plotë i Sami Salihu :

Gjuha e urrejtjes, e fyerjes dhe gjuha që nxit konflikte e përdorur nga Ministri Vulin është e papranueshme! Me vëmendje kam dëgjuar sot intervistën e dhënë pranë televizionit publik RTS të ministrit të punëve të brendshme Aleksandar Vulin ku në disa raste i quan shqiptarëve me term fyes dhe denigrues.
Është e papranueshme në asnjë çast, që në shekullin e 21, në një vend me aspirata Europiane, që ka hapur disa kapituj për intergrim në Bashkim Europian, në një televizion me frekuenca nacionale siç është RTS, të lejohet që një ministër të fyej, të nënçmojë e të denigrojë popullatën shqiptare e cila përpos që është e diskriminuar, tani po linçohet e margjinalizohet nga politikat shtetërore.
Urgjentisht, thërras Misionin e OSBE-së në Bujanoc dhe Qendrën e saj në Beograd, Ambasadën e SHBA-ve dhe te BE në Beograd, që të reagojnë ndaj këti akti të papjekur politik e njerëzor.
Gjithashtu, thërras gjith spektrin politik në Luginë, përfshirë Këshillin Nacional dhe tre deputetët shqiptar në Parlamentin e Serbisë të reagojnë sa më fuqishëm dhe që të ndalet kjo politikë destruktive e qeverisë së Serbisë.

Gjithashtu, është për të ardhur keq që një televizion siç është RTS që ka shtrirje në të gjithë Serbinë, të lejojë që në një emision të tijin të shpërdahet gjuha e urrejtjes ndaj nacionalitetit shqipëtar!