Mustafa uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe me mirëqenie ekonomike
Zëvendës kryeatri i Preshevës, Ragmi Mustafa, mesazh-urimi për festën e Fitër Bajramit
Urimi i plotë i Mustafës:
Të nderuar besimtarë, po i japim lamtumirën e fundit muajit të bekuar, që la pas falje e mëshirë për secilin.
Sod është festë, është Fiter Bajrami!Agjërimi ishte një “shkollë” një mujore për secilin prej nesh. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt. Mëson se falja është më me vlerë se hakmarrja. Mëson se përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi.
Uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ua uroj gjithë besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit.
Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe me mirëqenie ekonomike për ju dhe familjet tuaja.
R.M